Postet të cilat pritet t’i marr lista e Vjosa Osmanit

Aktuale

Postet të cilat pritet t’i marr lista e Vjosa Osmanit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:36
Vjosa Osmani

Pas pak minutash pritet të nisë seanca ku pritet të votohet Qeveria Kurti 2 dhe Albin Kurti për kryeministër.

Deputeti nga Lista Vjosa, Haxhi Avdyli ka thënë se nga ky subjekt Donika Gërvalla do të propozohet për ministre të Punëve të Jashtme dhe zv/kryeministre.

Kurse ai ka shtuar se për pozitën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të propozohet Faton Peci.

Sipas Avdylit, në përgjithësi do të propozohen një numër i madh i ministrave që ishin edhe në Qeverinë Kurti 1.

Avdyli ka thënë se Lista Vjosa nuk do të formojnë grup të ri parlamentar porse do të qëndrojë brenda grupit të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat