Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 23 mars 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Ngjarjet e datës 23 Mars 2021

- Në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit ora e parë mësimore do ti kushtohet “Epopesë së Dukagjinit”. (Shkollat e Deçanit, ora 8:00)

- Komuna e Deçanit fillon punimet në rrugën e Qendrës Segmenti - III. (Deçan, ora 9:00)

- Mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe ish-sekretarit Gani Shabani në rastin e njohur si “Stenta”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

 - Mbahet mbledhja solemne e Asamblesë Komunale te Deçanit kushtuar 24 marsi 1998 dhe 1999 te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Ndërtesa e Komunës së Deçanit, ora 10:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban aktivet me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. (Objekti i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ora 11:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mban konferencë për media ku edhe do të bën prezantimin e logos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00)

- Udhëheqes të Komunës së Deçanit vizitojnë organizojnë aktivitet sportiv Krosi. (“Rruga e Lirisë” Gllogjan - Irzniq, ora 12:00)

- Me rastin e fillimit te shpërndarjes se shujtave për nxënësit e klasave 1-5 në Komunën e Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë shkollën fillore “Haziz Tola” në Prizren, shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Reçanë. (Shkolla Haziz Tola, ora 12:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës do të bëj tërheqjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. (Stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës së Gruas mbahet diskutimi me teme "Rëndësia e përfshirjes së kandidatëve me integritet të lartë në listat zgjedhore". (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Deçanit  organizon hapjen e skspozitës “Shkëndij Shprese në Marsin e Përgjakur” me fotografi nga fotografet Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala. (Holli i Pallatit të kulturës “Jususf Gervalla” në Deçan, ora 14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat