Edhe ambasadori amerikan uron Albin Kurtin për qeverinë e re

Aktuale

Edhe ambasadori amerikan uron Albin Kurtin për qeverinë e re

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:13
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.

Kosnett ka shkruar në “Twiteer”, se shpreson që me Kurtin do të punojnë për një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetet për të gjithë qytetarët.

“Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverinë e Re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. #Mbanimaskën”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Qeveria “Kurti” është formuar dje me 67 vota të deputetëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat