Prurja e re e LDK-së, Sibel Halimi: Abdixhiku hapi partinë për kuadrot e reja

Aktuale

Prurja e re e LDK-së, Sibel Halimi: Abdixhiku hapi partinë për kuadrot e reja

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:21
Lumir Abdixhiku dhe Sibel Halimi

Socialogia Sibel Halimi është prurje e re në LDK, pasi Lumir Abdixhiku erdhi në krye të partisë.

Halimi thotë se Abdixhiku me të ardhur në krye të partisë hapi partinë.

“Në momentin kur Abdixhiku erdhi në krye të LDK-së, ndër hapat e tij të parë ishte hapja e partisë. Ky veprim i Abdixhikut është shumë i rëndësishëm për partinë në mënyrë që LDK-së t’i ofrohen disa kuadro të reja që të mund të kontribuojnë për partinë”, tha ajo.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së thotë se qëndrimi i kësaj parti në raport me presidenten do të bëhet i ditur shumë shpejt.

Halimi beson se LDK do të vazhdojë të jetë konstruktive sidomos me proceset e rëndësishme nacionale.

“LDK nuk do të hedh gaz lotsjellës, por normalisht se do të japim rol në bërjen e ligjeve në Kuvendin e Kosovës. LDK do të ketë edhe një diskurs të ri politikë i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për emancipimin e politikës kosovare. Kemi parë deri më tani një diskurs jo të përshtatshëm që nuk i ka sjellë Kosovës të mira”, deklaroi ndër të tjera Sibel Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat