Molliqaj për Liburn Aliun: A do ta shkarkojë Kurti tash?

Aktuale

Molliqaj për Liburn Aliun: A do ta shkarkojë Kurti tash?

Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:49
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka përmendur aktakuzën e ngritur ndaj Liburn Aliut, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, teksa ka parashtruar pyetjen nëse kryeministri Albin Kurti do ta shkarkojë atë nga detyra.

Molliqaj këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ derisa ai e ka parë problematike edhe reagimin e tij pas raportimit të medieve për aktakuzën ndaj Aliut.

“Sot ka dalë në lajme një aktakuzë për Liburn Aliut, arsyetimet e para është për keqpërdorim. A do ta shkarkojë Liburn Aliun? Kjo nuk është çështje se a është i korruptum ai. Një person që është i akuzum për privatizime të Kosovës. Ka aktakuzë zyrtare. Shpjegimi ka me kanë problematik. Po ia bajnë me qëllim, po ia bajnë me e rrëzu. Deklarata e Aliut është problematike: do kërkoj përgjegjësi nga pozita e ministrit”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka folur edhe për ministra të tjerë të sapozgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, njëri kontrollon paret që kanë shumicën e paratë, për pare që investohen dhe shpenzohen, edhe infrastruktura edhe investimet kapitale, një njeri i kontrollon që është super-lojal me Albin Kurtin. Në rrafshin e ekonomisë, ka plot Riinvesta në Vetëvendosje në qeveri. ”, deklaroi tutje Molliqaj.

Ministri Aliu në Qeverinë Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht ka filluar ta ushtrojë që nga sot, rezulton se është i akuzuar për keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Kjo aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, e ngarkon Aliun me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat