Mjekiqi: LDK do të jetë opozitë konstruktive

Aktuale

Mjekiqi: LDK do të jetë opozitë konstruktive

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:59
Lumir Abdixhiku dhe Shqipe Mjekiqi

Nënkryetarja e angazhuar së fundi në LDK, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se LDK-ja në kuvend duhet të jetë opozitë konstruktive.

Ndërkaq, shton se duhet të kenë edhe rol mbikëqyrës.

“Lidhja Demokratike duhet të bëjë një opozitë konstruktive, e cila nënkupton diskutime, shqyrtime të ligjeve e propozimeve të cilat vijnë nga Qeveria e re. Pra, duke u bazuar në argumente, në fakte, në prova.

Pra të luajmë rol mbikëqyrës, të sigurohemi që Kosova do të shënoj progres në fusha të ndryshme”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat