Dumoshi jep sinjale se nuk e respekton vendimin e partisë

Aktuale

Dumoshi jep sinjale se nuk e respekton vendimin e partisë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:09
Vlora Dumoshi

Vlora Dumoshi anëtare e Kryesisë së LDK-së, njëherit deputet e Kuvendit të Kosovës nuk ka dashur të jap ndonjë sqarim në lidhje me vendimin e saj nëse do ta mbështesë Osmanin për presidente.

Media ka kontaktuar deputeten Vlora Dumoshi për t’ia marr një qëndrim në lidhje më këtë çështje, mirëpo ajo nuk ka jap shumë detaje duke u thirrur në atë që ende nuk është vendosur në parti.

“Ende asnjë vendim s’është marr” – u shpreh Dumoshi.

E pyetur se do e respektojë çfarëdo vendimi të partisë, ajo u përgjigj në këtë mënyrë.

“Jo, të shohim” – përfundoi Dumoshi.

Media para disa dite ka raportuar nga burimet e saj brenda LDK-së, se kryetari Lumir Abdixhiku mund të mos arrijë t’i bind disa deputetë për të qëndruar në sallë.

Në mesin e tyre bënë pjesë edhe Vlora Dumoshi, Agim Veliu, Armend Zemaj e Driton Selmanaj.

Media gjatë ditës ka kontaktuar edhe Driton Selmanajn dhe Agim Veliun por asnjëri nuk i janë përgjigjur thirrjeve tona.

Ndërsa Zemaj kishte reagim të ulët në lidhje me këtë çështje.

Deri tani Vjosa Osmanit për presidente i kanë thënë jo, PDK e AAK, gjithë presioni tani është mbi LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat