Emini: Kosova është çështja më komplekse që Bashkimi Evropian e ka trajtuar

Aktuale

Emini: Kosova është çështja më komplekse që Bashkimi Evropian e ka trajtuar

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:53
Donika Emini

Opinionistja, Donika Emini, ka folur për procesin mes BE-së dhe Kosovës.

Emini, tha se Kosova është çështja më komplekse që Bashkimi Evropian e ka trajtuar, nga perspektiva e politikës së jashtme si dhe ajo e brendshme.

“Kjo duke marrë parasysh se zgjerimi i balkkanit perimendor ka qenë në agjend prej vitit 2003 kështu që Kosova ka qenë problem i BE-së që nga atë herë  po u thellu edhe më tej.”- tha Emini.

Tutje, ajo shtoi 5 vendet anëtare që nuk e njohin Kosovën: Qipro, Greqia,Rumania, Sllovakia dhe Spanja, kanë ndikuar në procesin e integrimeve në BE.

“5 vendet jonjohëse përmes ndikimit të tyre në Bashkimin Evropian, kanë hartuar një deklaratë që e pranojnë faktin se Kosova ka shpallur Pavarsinë, por që nuk e njohin dhe se ato 5 vendet nuk e lejojnë këtë njohje, dhe për këtë e bëjnë më të vështirë relacionin BE dhe Kosovë.”- shtoi tutje Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat