Gashi: Nuk e përkrahi më Vetëvendosjen nëse e bën këtë gjë

Aktuale

Gashi: Nuk e përkrahi më Vetëvendosjen nëse e bën këtë gjë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:03
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, i cili njëherësh është edhe mbështetës publik i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për mundësinë e zhvendosjes së Ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi në Tel Aviv të Izraelit.

Ai ka thënë se nëse VV-ja merr vendim që të zhvendoset ambasada në Tel Aviv, nuk do ta ketë më përkrahjen e tij.

“Unë jam krenar nëse vetëm një promil kam ndikuar në rezultatin e Vetëvendosjes, ndërsa tash ata e vazhdojnë qeverisjen vetë. Nëse ndonjëherë mendojnë ta zhvendosin ambasadën nga Jerusalemi, aty ku ka thënë SHBA, atëherë unë nuk i përkrahi më.

Vetëm me e mendu zhvendosjen e asaj ambasade është boll“, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat