Tjetër vendim me rëndësi nga Qeveria Kurti

Aktuale

Tjetër vendim me rëndësi nga Qeveria Kurti

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:19
Qeveria e Kosovës

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, sot me datën 26 mars 2021, ka marrë vendim për publikimin e shpenzimeve javore dhe mujore të kabinetit ministror.

Publikimi i shpenzimeve të kabinetit të ministrit do të bëhet çdo të premte dhe në ditën e fundit të çdo muaji.

Çdo shpenzim do të publikohet në ueb-faqe të ministrisë dhe faqet e rrjeteve sociale të kësaj ministrie.

Ky vendim është në vazhdën e fillimit të reformave të ministrit për ruajtjen e parasë publike dhe zbatimin e politikave që rrisin transparencën, llogaridhënien dhe mirëqeverisjen në institucione publike, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat