Ja kur pritet zyrtarizimi i Grupit 6+

Aktuale

Ja kur pritet zyrtarizimi i Grupit 6+

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:38
Kuvendi i Kosovës

Përfaqësuesit e partive parlamentare të komuniteteve joserbe kanë deklaruar se të hënën do të takohen për të diskutuar rreth përfshirjes së tyre në një grup parlamentar të vetëm. Në takimet e javës së ardhshme, për formimin e grupit, pritet të caktohen edhe bartësit për pozitat në Kuvend e në grup parlamentar.

Takime javën e ardhshme për formimin e Grupit 6+ kanë deklaruar se do të kenë deputetët e komuniteteve joserbe.

Deputeti i partisë egjiptiane IRDK, Fridon Lala, ka thënë se kësaj here nuk do t’i bashkohen Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Deputeti i IRDK-së në legjislacionin e kaluar ka vepruar në kuadër të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, mirëpo në dakordancë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe me komunitetet e tjera joserbe kemi vendosur që në Kuvendin e Kosovës të formojmë grupin e komuniteteve të cilët do të funksionojnë së bashku”, ka deklaruar Lala.

Siç e kanë konfirmuar katër përfaqësues të partive të komuniteteve, të hënën do të diskutohet për pozitat e kryetarit të grupit parlamentar, nënkryetarëve të komisioneve dhe kryetarit të njërit nga komisioneve të Kuvendit.

Sidoqoftë, sipas pohimeve të përfaqësuesve të partive të komuniteteve, deputeti i JGP-së, Adem Hoxha, dhe ai i Romani Iniciyativas nuk kanë shprehur vullnet për t’u përfshirë.

Me matematikat e deritanishme, nëse Romani Iniciyativa dhe JGP-ja refuzojnë të bëhen pjesë e grupit, grupi do t’i ketë tetë deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat