Ambasadori spanjoll në Serbi: Madridi nuk do të ndryshojë në lidhje me Kosovën, pavarësisht se kush e kërkon

Aktuale

Ambasadori spanjoll në Serbi: Madridi nuk do të ndryshojë në lidhje me Kosovën, pavarësisht se kush e kërkon

Nga: H.O. Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:24
Ambasadori spanjoll në Serbi Raul Bartolome

Ambasadori spanjoll në Serbi Raul Bartolome tha se Madridi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta ndryshojë atë qëndrim.

"Ishte një politikë shtetërore. Ne do të pranojmë vetëm atë që pranon edhe Serbia," i tha Bartolome mediave serbe.

Bartolome tha se Spanja nuk ka asnjë informacion në lidhje me nismën e Maqedonisë Veriore, kur Zëvendës Kryeministri i Parë i së cilës Artan Grubi njoftoi se vendi do t'i kërkojë Spanjës të njohë Kosovën.

"Spanja nuk do të ndryshojë pozicionin e saj në lidhje me çështjen e Kosovës, vetëm sepse një vend na kërkon," përfundoi Bartolome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat