Albini vaksinohet i pari, 'zemërohet' PDK

Aktuale

Albini vaksinohet i pari, 'zemërohet' PDK

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:12
Avni Bytyçi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar pas lajmit se Albin Kurti do të vaksinohet i pari sot në Kosovë.

Ai ka thënë përkundër që në gjithë botën liderët politikë u vaksinuan të parët, në rastin tonë do të duhej të ndodhte e kundërta.

“Rasti i Kosovës është e kundërta. Kryeministri sot nuk do të duhej të ishte i pari, por i fundit që do të vaksinohej. E para, Albini e ka kaluar Covidin një herë. E dyta, janë disa kategori që janë më të rrezikuar, siç janë mjekët, infermierët, policët dhe kategoritë tjera, duke përfshirë shumë qytetarë në moshë të shtyrë dhe të sëmurë”.

Tutje shton se: “Me një numër kaq të kufizuar të dozave, Albin Kurti do të duhej që ta priste rendin e tij sipas një kategorizimi të duhur në bazë të nevojave e jo të vrapojë që ta marrë i pari atë. Së pari, le ta kryej punën e tij si kryeministër e le t’i sigurojë dozat tjera. Këto vaksina janë lëmoshë për kategorinë më të rrezikuar e jo për politikanët, që edhe ashtu i kanë kushtet e shërbimet më të mira”.

Bytyçi i jep edhe një shembull.

“Nëse nuk ju duken këto argumente të mjaftueshme, shikojeni kancelaren gjermane, Angela Merkel që e pret rendin e saj, edhe pse vaksina është zbuluar nga dy shkencëtarë gjermanë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat