​Vaksinimi kundërCOVID-19, MSH me njoftim për qytetarët e moshuar

Aktuale

​Vaksinimi kundërCOVID-19, MSH me njoftim për qytetarët e moshuar

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave mbi 80-vjeç dhe atyre me sëmundje kronike që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës.

Në një njoftim për media thuhet se një gjë e tillë do të bëhet me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe lehtësimit të qasjes në këtë proces, sidomos për grupet prioritare që do të vaksinohen me dozat e para të vaksinës kundër COVID-19.

Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësorë, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksinohen grupet e tjera sipas planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80-vjeçare, thekson MSH.

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëve do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik të tyre.

MSH u bën thirrje personave të moshuar, që të presin thirrjet për vaksinim dhe të veprojnë sipas udhëzimeve që do t’i marrin gjatë gjithë procesit të vaksinimit të tyre kundër COVID-19.

Ndryshe, mbrëmë në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të AstraZeneca, ndërsa sot ka nisur procesi i vaksinimit, ku i pari që mori këtë vaksinë ishte kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat