KEDS intensifikon bashkëpunimin me komunën e Vushtrrisë

Aktuale

KEDS intensifikon bashkëpunimin me komunën e Vushtrrisë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë kanë intensifikuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të kësaj komune.

"Drejtori i Investimeve në KEDS, z. Hasan Oz gjatë takimit me krerët e kësaj komune, të udhëhequr nga z. Xhafer Tahiri, i njoftoi se kompania është duke investuar aktualisht në 9 projekte që kapin vlerën rreth 1.5 milionë euro.  
Komuna e Vushtrrisë ka inkurajuar këto investime të KEDS-it, sikurse është zotuar që do të bashkëpunojë fuqishëm në realizimin e tyre.", thuhet në njoftimin e KEDS.

Njoftimi i plotë:

KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë kanë intensifikuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të kësaj komune. 

Drejtori i Investimeve në KEDS, z. Hasan Oz gjatë takimit me krerët e kësaj komune, të udhëhequr nga z. Xhafer Tahiri, i njoftoi se kompania është duke investuar aktualisht në 9 projekte që kapin vlerën rreth 1.5 milionë euro.  
Komuna e Vushtrrisë ka inkurajuar këto investime të KEDS-it, sikurse është zotuar që do të bashkëpunojë fuqishëm në realizimin e tyre. 

KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë janë duke bashkëinvestuar në projektin  është duke e renovuar komplet rrjetin në rrugën “Adem Jashari” që gjendet në qendër të qytetit. Aty komplet rrjeti po vendoset nëntokë. 

KEDS ka vepruar njëjtë edhe në qendrat e një pjesë të madhe të komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat