Vendimi i fundit i ministrit Armend Mehaj

Aktuale

Vendimi i fundit i ministrit Armend Mehaj

Më: 31 mars 2021 Në ora: 10:17
Armend Mehaj

Ministria e Mbrojtjes ka përzgjedhur fituesin e një kontrate publike që ka për qëllim furnizimin me vajra motorike për nevoja të automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria, të cilën nga e marta e javës së kaluar e udhëheq ministri Armend Mehaj, i ka dhënë kompanisë “Ballkan Petrol” dy lote të kontratës së prokurimit publik. Vlera e kontratës së lidhur mes MM-së dhe firmës private peshon 66 mijë euro.

Kompania fituese e tenderit do ta furnizojë Forcën e Sigurisë së Kosovës me vajra motorike për automjetet e markave Mercedes dhe Volkswagen,

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për Furnizim me Vajra për automjete për nevoja te FSK-së, e ndare ne tre Lot Lot 1 Vaj Motori për Mercedes. Lot 2 Vaj motori për VW, Lot 3 Vaj Motori dhe vajra tjera për automjete te ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë private të karburanteve është planifikuar të nënshkruar të enjten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat