Kurti takohet me ambasadorin turk, konfirmohet mbështetja e Turqisë për Kosovën

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin turk, konfirmohet mbështetja e Turqisë për Kosovën

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:02
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit, thuhet se ambasadori Sakar e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat