“Një vaksinë më pak, një vdekje më shumë, marre!” – reagimi i parë pas vaksinimit të Lutfi Hazirit

Aktuale

“Një vaksinë më pak, një vdekje më shumë, marre!” – reagimi i parë pas vaksinimit të Lutfi Hazirit

Nga: N.Sh. Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:49
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar pas marrjes së vaksinës anti covid nga kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Bytyçi përmes një postimi në facebook, ka publikuar fotografitë e Albin Kurtit dhe Lutfi Hazirit që morën vaksinat.

Ai thotë se që të dy po abuzojnë me pozitat e tyre për të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Sipas tij, as njëri nuk ka nevojë e as nuk bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara.

Dy politikanë që abuzojnë me pozitat e tyre për të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Asnjëri nga ta nuk ka nevojë e as nuk bën pjesë në njërën nga kategoritë e rrezikuara.

Një vaksinë më pak, potencialisht një qytetar i vdekur më shumë. Marre!”, ka shkruar ai, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat