Vjen reagimi nga Gërvalla, ky është qëndrimi i saj për Ligjin për Zgjedhje

Aktuale

Vjen reagimi nga Gërvalla, ky është qëndrimi i saj për Ligjin për Zgjedhje

Nga: N. H Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:19
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti miratoi ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

Gërvalla ka thënë se ndryshim-plotësimi i ligjit për zgjedhje do të shkojë deri në fund dhe se do t’i mundësohet diasporës votimi në ambasada e konsullata.

Ja shkrimi i saj:

Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim.

Ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar pêr ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm.

Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra.

Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat