Gashi: Nuk marrim pjesë në seancë pa u tërhequr ligji

Aktuale

Gashi: Nuk marrim pjesë në seancë pa u tërhequr ligji

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:30
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, pas përmbylljes së seancës së jashtëzakonshme për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka thënë se me ketë është vërtetuar shantazhi dhe kërcënimi i shtetit.

“Nëpërmjet arrogancës së numrave, është vërtetuar shantazhi dhe kërcënimet, në këtu jemi ta mbrojmë shtetin dhe rendin kushtetues. Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo nëpër vende. Në kemi parë edhe shtetin fqinje si shteti i Shqipërisë që nuk kanë opozitë parlamentar por ata merren vesh që të votohet, por në rastin tonë kryeministri totalitar po e përshtat ligjin për vete”, ka thënë Gashi.

Ndër të tjera, Gashi ka bërë të ditur se kryeministri Kurit nuk është i zoti ta qeverisë vendin, ky ligj asgjë nuk ka të bëjë më zgjedhjet lokale, ai është ligj tjetër dhe se i ka afër 70 deputet e nuk po di të qeverisë.

Bëjmë të ditur se ky ligj ka kërkuar që të votohet në lexim të dytë në një seancë të re nesër në ora 11:00 ndërsa në lexim të parë të votohet sonte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat