Kryeministri Kurti pranon letër nga Kancelarja Merkel

Aktuale

Kryeministri Kurti pranon letër nga Kancelarja Merkel

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:15
Albin Kurti dhe Angela Merkel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Kryeministrit, Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria e Kosovës mund të llogaris në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.

Në telegramin e urimit, Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kancelarja Merkel i ka uruar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës.

Image
Telegrami i përkthyer
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat