​Prezantohet kandidatura e Nasuf Bejtës për president

Aktuale

​Prezantohet kandidatura e Nasuf Bejtës për president

Më: 3 prill 2021 Në ora: 20:12
Kuvendi i Kosovës

Deputeti nga Lista “Guxo” Haxhi Avdyli, ka prezantuar kandidaturën e Nasuf Bejtës për president në seancën e sotme, e cila pikë të vetme të rendit të ditës e ka zgjedhjen e kreut të shtetit.

Haxhi Avdyli prezantoi biografinë e Nasuf Bejtës, teksa tha se është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim.

Avdyli: Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim

“Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim, aktualisht punon si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike Lutfi Maliqi në Vushtrri. Është veprimtar i hershëm politik dhe bashkëpunëtor civilo-ushtarak gjatë luftës së fundit. Nasuf Bejta është edhe njëri ndër themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri, si dhe në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet nga radhët e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa, ai garoi me numrin 64. Sot Nasufi është kandidat për president”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat