​Kujt po i raporton Duda Balje?

Aktuale

​Kujt po i raporton Duda Balje?

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:15
Duda Balje

Teksa është përmbyllur votimi i raundit të parë për votimin e presidentit në seancën që po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës, deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje është parë duke kryer një telefonatë.

Nuk dihet nëse telefonata që ka pranuar Duda, ka të bëjë me votimin për president.

Pasi pak minuta më parë, ka dështuar procesi i votimit të presidentit në raundin e parë në Kuvendin e Kosovës.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat