Ganja i drejtohet Kurtit: Ti dhe argatja jotja e kuptuat sistemin tonë demokratik

Aktuale

Ganja i drejtohet Kurtit: Ti dhe argatja jotja e kuptuat sistemin tonë demokratik

Më: 3 prill 2021 Në ora: 23:01
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në vend, sa i përket çështjes së presidentit.

Musliu përmes një postimi në Facebook, i drejtohet Kurtit, duke i thënë se e kuptuat që sistemi politik i PDK-së është demokraci parlamentare.

“Albini tha sot do të fitojë Kosova. Po Albin, sot ti dhe argatja jote e kuptuat që sistemi jonë politik është demokraci parlamentare. Mos harroni: Presidenti votohet në Kuvend”, shkroi Musliu në Facebook.

Ndryshe, deputetët e PDK-së nuk kanë marrë pjesë në votim për presidentin e vendit. Enver Hoxhaj pasi mbajti fjalimin e tij në fillimin e seancës, u largua nga salla së bashku me deputetin tjetër të PDK-së, Bedri Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat