Analisti e “zbulon” gabimin e Albin Kurtit, i kishte 80 vota

Aktuale

Analisti e “zbulon” gabimin e Albin Kurtit, i kishte 80 vota

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:41
Vjosa Osmani

Analisti politik, Arben Ahmeti e ka gjetur se kush nga deputet mbrëmë ka dështuar që të sigurohet kuorumi prej 80 deputetevë që do t`i hapte rrugë votimit të Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

Ahmeti në një pronocnim ka vlerësuar se një deputet i komunitetit jo serb ka dështuar mbrëmë gjatë seancës e që për këtë sipas tij gabimi ka qenë i kryeministrit Albin Kurti.

“Qeveria Kurti i ka pasur 67 vota, plus 12 nga LDK-ja bëjnë 79. Edhe një Albena Reshitaj bëjnë 80. Dje ka dështuar një deputet minoritar me të cilin Albin Kurti është marr vesh për Qeverinë, por jo edhe për Presidenten”, ka thënë Ahmeti.

Image
Arben Ahmeti

Sipas tij, kryeministri i Kosovës është dashur më herët që të siguroj numrat e majftueshëm për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente siç kishte vepruar në momentin e zgjedhjes së qeverisë Kurti 2

“Fillimisht është gabim që nuk është marr vesh për të dyja. Ajo çka duhet të bëjë tash Kurti është që të sigurojë të njëjtën votë edhe për Presidenten siç e ka siguruar për Qeverinë”, ka thënë ai

Por a do të jenë numrat e mjaftushëm gjatë seancës së sotme që pritet të nis rreth orës 17:00, Arben Ahmeti ka thënë se kjo varet komplet nga vet shefi i ekzekutivit.

“Varet nga negociatat e Kurtit me deputetin në fjalë”, ka thënë ai

Ndryshe mbrëmë për shkak të mungesës së kuorimit në dy votime të një pasnjëshme nuk u arrit bërja e 80 votova për të proceduar tutje me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës me një mandat pesë vjecar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat