Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës

Aktuale

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës

Nga: BOTA SOT Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:19

(E plotësuar 19:35) - Vjosa Osmani ka marrë votat e nevojshme për postin e presidentes.

Ajo sot është votuar me 71 vota në rundin e tretë, duke marrë kështu pozitën e të parës së shtetit.

Votë nuk mori nga tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj.

***

Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin [me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj].

LDK-ja e Lumir Abdixhikut kishte vendosur para disa ditësh të marrë pjesë në seancën për votim.

Befasi në procesin e votimit ishin deputetja e PDK-së, Adelina Grainca dhe ajo e AAK-së, Albena Reshitaj.

Ndryshe, edhe Ambasada e SHBA-së, në një shkrim autorial nga ambasadori Philip Kosnett, kishte sugjeruar opozitën që gjej gjuhë të përbashkët për krijimin e institucioneve.

“Më lejoni të jem i qartë.  Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund.  Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike”, thuhet ndër të tjera.

***

Ka përfunduar raundi i tretë i votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Menjëhere pas përfundimit ka filluar numërimi i votave, ku do të vëhet në pah nëse janë arritur votat për president./BS

***

Ka përfunduar edhe raundi i dytë i votimit për president, nga i cili përsëri nuk janë arritur votat e mjaftueshme, shkruan “Bota sot”.

Nga gjithsej 82 deptutet, 67 nga ta votuan për Osmanin, 4 deptuetët për Bejtën dhe 11 të pavlefshme, do të thotë asnjëri nuk kanë marr votat e duhura./BS

​Përfundon raundi i dytë, sërish Osmani nuk merr votat e nevojshme

As në raundin e dytë nuk është arritur që të zgjedhet presidenti i vendit. Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ku 67 vota ishin për kandidaten Vjosa Osmani, 4 vota për kandidatin Nasuf Bejta dhe 11 vota të pavlefshme.

Anëtari i komisionit për organizimin e procesit të votimit Besian Mustafa, ka treguar rezultatet e votimit të parë për të parin e shtetit.

Mustafa: Asnjëri nga kandidatët nuk ka marr votat e nevojshme në votimin e parë

“Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, të pavlefshme janë 11 fletëvotime, për znj.Vjosa Osmani-Sadriu kanë votuar 67 deputetë, për z.Nasuf Bejta kanë votuar 4 deputetë. Prandaj, konstatojmë se asnjë nga kandidatët nuk ka marr votat e duhura as në votimin e dytë”, tha ai.

Në raundin e parë 69 vota ishin për kandidaten Vjosa Osmani, asnjë votë për kandidatin Nasuf Bejta dhe 12 vota të pavlefshme. Tashmë ka nisur votimi për raundin e tretë për të zgjedhur të parin e shtetit.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka nisur ditën e djeshme, por që për shkak të mungesës së kuorumit dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit. Në votimin e parë kanë marrë pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79. Sikurse sot, edhe gjatë ditës së djeshme në votim nuk kanë marrë pjesë tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.

Sot në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët nga pakicat jo serbe Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, e që të dy dje nuk kishin marrë pjesë në seancë. Në votim ka marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së Adelina Grainca, e cila nuk kishte marrë pjesë në votimin e parë. 

***

Është konsumuar edhe raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë që bënë të konsumohet edhe raundi i dytë.

Asnjëri nga dy kandidatët për president, Vjosa Osmani e Nasuf Bejta nuk i kanë marr votat e nevojshme për tu shpallë presidente në raundin e dytë.

Deputetët pritet të votojnë edhe në raundin e tretë, ku në kuti duhet të jenë minimumi 80 vota ndërsa kandidati që merr 61 vota atëherë zgjidhet president.

Përfundon raundi i dytë, fillon numërimi

Ka përfunduar raundi i dytë i votimit nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Menjëhere pas përfundimit ka filluar numërimi i votave, ku do të shohim nëse janë arritur votat e mjaftueshme për president.

***

Ka filluar raundi i dytë për votimin e presidenti pasiqë nga raundi i parë nuk u arritë të ketë presidenti votat e mjaftueshme

Nga gjithsej 81 vota në kuti nga ato janë 12 pavlefshme fletvotime, për Osmanin 69 deputetë,  për Bejtë e kanë votuar, zero deputetë prandaj asnjëri nga kandiadatët nuk kanë marr votat e nevojshme./BS

​Agim Veliu serish nuk ndërron mendje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Agim Veliu nuk ka votuar në votimin e parë të raundit të dytë për president.

Veliu nuk ka votuar edhe në tri përpjekjet e raundit të parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, e cila nuk mori votat e mjaftueshme.

Osmani ka marrë 69 vota në raundin e parë, të cilat janë të pamjaftueshme për postin e presidentit.

***

Ka përfunduar raundi i parë i votimit për president të vendit, ku në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë. 69 vota ishin për kandidaten Vjosa Osmani, 0 vota për kandidatin Nasuf Bejta dhe 12 vota të pavlefshme.

Tashmë pritet të nis votimi për raundin e dytë për të zgjedhur të parin e shtetit, ndërsa duhet të konsumohen tri raunde për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Anëtari i komisionit për organizimin e procesit të votimit Besian Mustafa, ka treguar rezultatet e votimit të parë për të parin e shtetit.

Mustafa: Asnjëri nga kandidatët nuk ka marr votat e nevojshme në votimin e parë

“Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, të pavlefshme janë 12 fletëvotime, për znj.Vjosa Osmani-Sadriu kanë votuar 69 deputetë, për z.Nasuf Bejta kanë votuar zero deputetë. Prandaj, konstatojmë se asnjëri nga kandidatët nuk ka marr votat e nevojshme në votimin e parë”, tha ai.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka nisur ditën e djeshme, por që për shkak të mungesës së kuorumit dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit. Në votimin e parë kanë marrë pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79. Sikurse sot, edhe gjatë ditës së djeshme në votim nuk kanë marrë pjesë tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.

Sot në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët nga pakicat jo serbe Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, e që të dy dje nuk kishin marrë pjesë në seancë. 

***

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme në rundin e parë.

81 deputetë kanë marrë pjesë në votim kurse 84 janë të pranishëm.

Sipas rregullave, meqenëse kishte kuorum i bie që të shkohet në rundin e dytë të votimit.

Nis numërimi i votave: Konsumohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit 

Ka përfunduar votimi i raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, pra është bërë kuorumi dhe është konsumuar raundi i parë.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

***

Ka përfunduar raundi i parë i votimit për Presidentin.

Pas kësaj, kryeparlamentari i ka kërkuar komisionit që t’i njoftojë për reluztatin.

Para nisjes së votimit, në seancën e Kuvendit të Kosovës kanë qenë të pranishëm 83 deputetë.

Voton Adem Hoxha

Deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha është bërë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Hoxha nuk ka qenë në seancën e së shtunës dhe mund të jetë vota e 80 që ndihmon për të bërë numrat e nevojshëm.

Po ashtu, ka votuar edhe Albena Reshitaj, një tjetër deputete e cila doli kundër vendimit të partisë së saj, AAK, për të bojkotuar seancën.

***

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Seanca e sotme është vazhdimësi e asaj që u nis dje në ora 19:00, por që u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve, të nevojshëm për të krijuar numrin e duhur në votim. Seanca ka startuar me mbi 30 minuta vonesë ndërsa të pranishëm janë 84 deputetë.

Në garë për president nga Lëvizja Vetëvendosje është nominuar Vjosa Osmani-Sadriu, ndërkaq kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

Raundi i parë i votimit u përsërit mbrëmë dy herë, ku në votim nuk morën pjesë 80 deputetë, apo dy e treta e deputetëve, numër ky i cili është i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë në herën e parë 78 deputetë, në herën e dytë 79 përsëri numër i pamjaftueshëm në kutinë e votimit.

Në bazë të Kushtetutës së vendit, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe në raundin e dytë të votimit.

Të pranishëm në sallë në seancën e së shtunës ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

Deputetët e tjerë të AAK-së, të PDK-së dhe të Listës Serbe, i bojkotuan punimet e kësaj seance.

Mbetet të shihet nëse sot në Kuvendin e Kosovës do të ketë deputetë të mjaftueshëm për të zgjedhur presidentin e Kosovës derisa mbetet ende enigmë se si do të votojnë këta deputetë.

Flet Haxhi Avdyli tregon se a I kanë votat për president, përmend edhe Adem Hoxhën

Deputeti nga radhët e Listës së Osmanit, Haxhi Avdyli para se të fillojë seanca është deklaruar për media.

Avdyli u shpreh shumë optimist që sot do të kenë votat për presidentin e vendit, përcjell “Bota sot”.

Ai thtoë që nuk ka pasur oferta për askënd për të pasur vota kanë qenë thjeshtë keqkuptime që I kemi rregulluar.

“Problemi që ka qenë me dy deptuetët është zgjedhur, nuk ka pasur gjëra materiale por ka pasur keqkuptime nga ana e dy deputetëve. Pra, nuk ka pasur kësi lloj ofertash dhe as biseda të tilla, ka pasur biseda për kërkesat që këto komunitete kanë për qëverinë. Do të ketë numra të mjaftueshëm për votimin e presidentit, të pranishëm do të jetë Adem Hoxha mirëpo do të ketë edhe të tjerë, ajo që ka rëndësi është se sot të do të zgjidhet presidenti i vendit”, u shpreh Avdyli, përcjell “Bota sot”.

***

Arrin në Kuvend ‘treshja’ e LDK-së, Selmanaj: S’jam person që ndërroj qëndrime

Tre deputetët e LDK-së, që dolën kundër vendimit të partisë për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, kanë arritur në Kuvend.

Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk kanë ndërruar qëndrim, sipas shefit të tyre të Grupit Parlamentar, Arben Gashit, që para gazetarëve tha se vendimi i tyre është i njëjti sikurse dje.

Këtë e ka thënë edhe vetë Selmanaj duke hyrë në sallë.

“Nuk jam person që i ndërroj qëndrimet”, tha shkurt ai.

Hoti dhe Veliu nuk janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Gashi flet para seancës, ka një porosi për VV-në

Shefi i Grupit Parlamentar të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është deklaruar para mediave duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndalojnë kërcënimet që po bëjnë në drejtim të deputetëve të LDK-së.

Ai tha se në rast se Vetëvendosje nuk ndalon këto kërcënime, LDK do të rishikojë qëndrimin që kanë për çështjen e presidentit.

“U bëjë thirrje që të ndalin në mënyrë të menjëhershme çdo presion dhe shantazh që po tentojnë të bëjnë ndaj deputetëve të LDK-së.Dhe sidomos ndaj tre deputetëve, ish-kryeministrit Hoti, Driton Selmanajt dhe Agim Veliut.Ata janë deputetë të LDK-së e kanë mirëkuptimin e plotë të GP të LDK-së dhe të gjithë partisë për veprimet e tyre. Pra jemi në një vend demokratik dhe bindjet ushtrohen dhe zhvillohen në mënyrë të lirë deh demokratike. Askush në asnjë formë nuk guxon të ushtrojë presion, shantazh apo çfarëdo lloj kërcënimi për bindjet e njerëzve, aq më pak të deputetëve e aq më pak të deputetëve të LDK-së”, tha ai.

Arben Gashi tha se ajo që ka bërë mbrëmë zonja Kusari, duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht deputetët e LDK-së se janë fajtor për mos-zgjedhjen e presidentes është e papranueshme.

“Nëse ata vazhdojnë të sillen me këtë mentalitet do të marrin përgjigje nga ne.Ka pasur mesazhe, telefonata, kërcënime të ndryshme madje edhe publikime. Bindja e tyre është e tillë dhe ne do ta respektojmë maksimalisht. Pra nuk guxon askush ti kërcënojë deputetët e LDK-së, është e papranueshme.Kjo është metodologji e VV-së e ndërtuar qe sa vite, unë iu bëjë thirrje të ndalin këtë komunikim përndryshe ne do të rishikojmë qëndrimet tona.Do të marri pjesë në seancë, por nëse ky proces vazhdon ne do ta rishikojmë qëndrimin.Qëndrimi i Kusarit ishte thirrje për linçim dhe për ne është e pakuptueshme”, shtoi ai.

***

S’ka nisur ende seanca për zgjedhjen e Presidentit, LVV thotë se i kanë votat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është shprehur i bindur se sot i kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Abrashi ka thënë se kanë mjaftueshëm vota për ta përmbyllur me sukses këtë proces.

“Mjaftueshëm sa për ta përmbyllur me sukses këtë proces”, ka thënë Abrashi.

Paraprakisht, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot do të votojë edhe deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha, me ç’rast, ajo beson se i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Osmanit në pozitën e shefes së shtetit.

Kuvendi i Kosovës është dashur ta nisë në orën 17:00 seancën e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota në kuti, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë sërish të paktën 80 deputetë.

Aktualisht, në sallën kryesore të Kuvendit ku do të zhvillohet procesi i votimit, nuk ka asnjë deputet.

***

Pas dështimit të së shtunës për të zgjedhur presidentin të vendit, Kuvendi i Kosovës, pritet të vazhdojë seancën në ora 17:00.

Të shtunën, raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Të pranishëm në sallë në seancën e së shtunës ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Por, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

E pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq AAK kishte konfirmuar se deputetët e saj nuk do të marrin pjesë fare në Kuvend.

Po ashtu, deputetët e PDK-së dhe të Listës Serbe, i bojkotuan punimet e kësaj seance.

Ndërkaq, media merrr vesh se në takimin e sotëm me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

Mësohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente ishin modeste dhe kishin të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.

Me votën e siguruar nga deputeti i partisë së goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të paraparë për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë. Ndërsa, votën në kuti pritet ta hedhin 80 prej tyre, pasi tash dihet se tre deputetë të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, ndonëse do të jenë në seancë nuk do ta hedhin votën e tyre në kuti, ashtu siç kanë vepruar edhe të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat