Vjosa Osmanin e uron edhe europarlamentari austriak

Aktuale

Vjosa Osmanin e uron edhe europarlamentari austriak

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:51
Vjosa Osmani

Urime për presidenten e re të Kosovës nga BE e SHBA.

I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak uroi presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani. "Urime Vjosa Osamni për zgjedhjen tuaj si presidente e Kosovës. Ju uroj sukses në pozicionin tuaj të rëndësishëm dhe pres që të bashkëpunojmë në të ardhmen", shkroi Lajçak në twitter.

Urime presidentes së Kosovës i kanë ardhur edhe nga europarlamentari austriak dhe raportuesi i dytë i BE për Kosovën, Lukas Mandl. "Kjo nënkupton që premtimi për njerëzit u përmbsuh, lidershipi i ri është gati për punë, qytetarët presin reforma, bota pret stabilitet dhe koherencë. Pres me dëshirë për bashkëpunim të mëtejshëm Vjosa",shkruan në Twitter Lukas Maindl

Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett ka uruar presidenten e re të Kosovës."Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen Presidente dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend.", ka shkruar Kosnett duke theksuar, se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritetin e ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhme në paqe."./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat