Albin Kurti mbledh ministrat, diskutohen masat e reja kundër Covid-19

Aktuale

Albin Kurti mbledh ministrat, diskutohen masat e reja kundër Covid-19

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:01
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në orët e pasdites do të mbajë mbledhje me ministrat, shkruan Indeksonline.

Merret vesh që mbledhja do të mbahet në ora 15:00, gjatë të cilës pritet të diskutohen masat e reja kundër Covid-19 të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, MSH ka propozuar që vendi të mbyllet për 12 ditë, duke filluar nga data 6 prill deri më datë 12 prill.

Por kundër këtij propozimi kanë dalë përfaqësues të shoqatës së gastronomëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat