Analistja politike: Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, pushtet më i konsoliduar në Kosovë

Aktuale

Analistja politike: Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, pushtet më i konsoliduar në Kosovë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:51
Vjosa Osmani

Analistja politike Serbeze Haxhiaj, tha se prej kohësh një mazhorancë nuk ka qenë e të tilla përmasave në Kosovë.

Sipas saj me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, pushteti në Kosovë është më i konsoliduar dhe duket se do t’i shpëtojë krizave politike, si mosmbijetimi i qeverisë.

Sa i takon opinionit se zgjedhja e Osmanit si presidente, i lë Lëvizjes Vetëvendosjes në duar pushtetin e shumë institucioneve të rëndësishme, Haxhiaj u shpreh se këto janë hipoteza fillestare dhe ende nuk dihet si do të vijojë presidenca dhe qeverisja.

Ndërkaq për përplasjen mes figurave si Vjosa Osmani e cila shpreh parime të djathta dhe Albin Kurtit që sipas Serbeze Haxhiaj është një radikalist i majtë, ajo theksoi se e sheh si diçka që mund të ndodhë për shkak të pikëpamjeve të ndryshme.

“Mund të ketë përplasje gjatë rrugëtimit të tyre institucional duke qenë se ata të dy udhëheqin dy postet më të rëndësishme të vendit por në fakt deri më tani ata kanë funksionuar, do thoja, perfekt,” – u shpreh analistja, teksa theksoi se mbetet për t’u parë në do të vijojë kjo lloj harmonie politike.

Vendimi i LDK-së për të mbështetur Vjosa Osmanin, nga ana tjetër sipas Haxhiajt ishte një vendim sfidues por që në të ardhmen do i sjellë shumë përfitime Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat