Dokumenti i plotë: Këto janë masat e reja të Qeverisë

Aktuale

Dokumenti i plotë: Këto janë masat e reja të Qeverisë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:39
Ilustrim

Qeveria e Kosovës do të mblidhet në ora 15:00 për të marr vendim lidhur me vendosjen e masave të reja për shkak të pandemisë COVID-19. 

Sot, pritet të vendosen masat e reja për shkak të situatës me pandeminë dhe qeveria pritet të mblidhet në ora 15:00.

Media ka siguruar vendimin dhe të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qendrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që ijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCT negativ për COVID-19 të bërë 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ të bërë 72 orë par hyrjes në Kosovë, në të kundërtën vetë-izolohen për 7 ditë.

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përvec rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjeksore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangut dëmtimin ose për t’i shpëtuar rrezikut lëndimi). Qarkullimi i lirë lejohet në cdo kohë për personelin shëndetësor, të sigurisë, operatorët që kryejnë punë publike dhe operatorët ekonomik apo personelin që pajiset me leje të vecantë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në institucione publike dhe provate obligohen që të paraqiten në punë vetëm stafi i cili kryen shërbime esenciale. Përgjegjësit e institucioneve publike dhe private obligohen të definojnë stafin esencial për nevojat e institucionit me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Punëdhënësit publik apo privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrve të punës nga shtëpia për punëtorët e tjerë që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit. Obligohet punëdhënësi që në bashkëpunim me punëtorët të definojnë pozitat e punës që mund të kryen nga shtëpia.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat