Sherifi: Gabimi i Nisma-s ishte hyrja në PAN

Aktuale

Sherifi: Gabimi i Nisma-s ishte hyrja në PAN

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:06
Bilall Sherifi

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për subjektin politik ku bën pjesë ai dhe për gabimet që janë bërë për gjatë viteve të fundit.

Sherifi ka deklaruar se një nga gabimet e Nismës ishte edhe hyrja në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, koalicion i njohur si PAN.

Gjithashtu, Sherifi shtoi se kanë gabuar që kanë emëruar njerëz jo të duhur në institucione sa ishin duke udhëhequr në Qeveri.

“Kemi gabuar kur kemi emëruar njerëz pa kredibilitet. Gabimi i NISMA-s ishte hyrja në PAN”, shtoi ai në Kanal10.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat