Covid-19, afër 2 mijë vdekje që nga rastet e para në Kosovë

Aktuale

Covid-19, afër 2 mijë vdekje që nga rastet e para në Kosovë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 07:12
Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 kanë humbur jetën 1 mijë e 967 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 80 mijë e 834 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

“Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 217 raste, Pejë 52 raste, Gjakovë 46 raste, Mitrovicë 44 raste, Gjilan 43 raste, Podujevë 38 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 28 raste, Vushtrri 26 raste, Ferizaj 22 raste, Obiliq 18 raste, Viti 17 raste, Deçan 16 raste, Rahovec 12 raste, Drenas 11 raste, Istog 9 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Suharekë 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Dragash 2 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Graçanicë, Junik, Shtime dhe Istog”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat