“Deri në fund të vitit duhet të vaksinohet gjysma e popullsisë në Kosovë”

Aktuale

“Deri në fund të vitit duhet të vaksinohet gjysma e popullsisë në Kosovë”

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:58
Ilustrim

Menaxhimi i pandemisë, vaksinimi i i së paku gjysmës së popullsisë deri në fund të vitit, sanimi i dëmeve ekonomike që ka shkaktuar COVID-19 dhe vetingu në drejtësi, janë disa nga veprimet urgjente që Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i ka kërkuar Qeverisë “Kurti 2” t’i ndërmarrë.

Njomza Arifi ka thënë se menaxhimi i pandemisë duhet të jetë prioriteti kryesor i kësaj qeverie, duke shtuar se deri në fund të vitit, duhet të bëhet vaksinimi i të paktën gjysmës së popullsisë.

“Qeveria duhet që deri në fund të këtij viti të vaksinojë gjysmën e popullsisë. Për ta arritur këtë, duhet të krijohet infrastruktura e nevojshme duke përfshirë këtu edhe digjitalizimin e të dhënave të të vaksinuarve, në mënyrë që ky proces të jetë sa më transparent. Vaksinimi nuk duhet të bëhet në mënyrë selektive. MSH-ja duhet të zhvillojë një fushatë sensibilizuese për të inkuruajuar qytyetarët që të vaksinohen”, ka thënë ajo.

Sa i përket sektorit të drejtësisë, Arifi ka thënë se duhet te çohet përpara vetingu dhe legjislacioni për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Vetingu në sistemin e drejtësisë është reforma e partë dhe më e rëndësishme që duhet nisur menjëherë, duhet fokusuar në gjetjen e modaliteteve për realizimin e suksesshëm të këtij procesi”, është shprehur ajo.

Kurse Rreze Hoxha-Zhuja nga ky grup e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme përparimin në reformën në administratën publike. Ajo i ka kërkuar qeverisë që ta trajtojë seriozisht edhe dialogun me Serbinë.

“Nder hapat e parë qe duhet të marrë është ristrukturimi i administratës shtetërore. Sa i përket strukturës së Qeverisë, mbetet i rëndësishëm miratimi i Ligjit për Qeverinë, si dhe Ligji për Paga sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Dialogu me Serbinë është çështje kryesore dhe duhet të trajtohet seriozisht nga Qeveria. Qeveria duhet të hartojë një paltformë shtetërore për dialogun dhe i rëndësishëm është edhe uniteti politik”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat