22 vjet nga vdekja e Agim Ramadanit, flasin bashkëluftëtarët

Aktuale

22 vjet nga vdekja e Agim Ramadanit, flasin bashkëluftëtarët

Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:17
Agim Ramadani

11 prilli shënon përvjetorin e ish-komandantit të UÇK-së, vargje i ka kushtuar edhe gruaja e tij

Këto vargje të poezisë “Liria” e identifikojnë më së miri poetin.

Më shumë se si poet Agim Ramadani njihet si një nga ushtarakët me aftësitë më të larta.

Si një ndër komandantët më të shquar të luftës së fundit në Kosovë, “Katana” ra heroikisht më 11 prill të 1999.

Kjo pas luftimeve të ashpra që zhvillonte në një ndër betejat më të ashpra në Kosovë, atë të Koshares.

Në fakt si një ndër ideatorët e thyrjes së kufrit shqiptaro-shqiptar, i shpallur me urdhërin “Heroi i Kosovës” njihej edhe si një udhëheqës e strateg i dalluar.

E kur kërkohej motivi për luftë, ky kujdeses edhe për atë pjesë.Me këso fjalë të zgjedhura ngriti vullnetin e motivin e ushtarëve të tij, shumë nga të cilët jetojnë me kujtimet që ua la komandanti.

E me dhimbje e krenari tani po jeton edhe gruaja e “Heroit të Kosovës”, e cila për përvjetor të tij, i kushtoi disa vargje burrit të saj.

Trupi i komandantit të brigadës 138 së UÇK-së, tani pushon në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kosharës” së bashku edhe me bashkëluftarët e tij.

E një nga ta e ka kujtuar në këtë përvjetor.

Edhe një ish-komandant i zonës së Dukagjinit ka kujtuar Ramadanin dhe të gjithë ata që kontribuan për lirinë e Kosovës.

Katanën e ka kujtuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj i cili përmes një shkrimi ka treguar vlerat më të larta të tij.

Agim Ramadani i lindur në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit la pas vetës tre pasardhës, dy djem e një vajzë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat