Paçarizi për kritikat ndaj Kurtit: Çka jeni çu peshë more?

Aktuale

Paçarizi për kritikat ndaj Kurtit: Çka jeni çu peshë more?

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:00
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi i ka komentuar kritikat në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, i cili po i kushton vëmendje të posaçme garës së partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Paçarizi me ironi ka thënë se Kurti megjithatë po merret edhe me Kosovën gjatë kohës së lirë.

“Çka jeni çu peshë more?! Albini në kohë të lirë po merret edhe me Kosovën. Mos m’u ligni!”, ka shkruar Paçarizi.

Kurti së fundmi është fokusuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat mbahen më 25 prill të këtij viti.

Për fushatën zgjedhore atje janë angazhuar edhe deputetët e LVV-së, të cilët së fundmi kanë shkuar në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat