Albulena Haxhiu merr vendimin e radhës

Aktuale

Albulena Haxhiu merr vendimin e radhës

Nga: D.RR Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:57
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë finalizuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ky propozim do t'i procedohet zyrës së kryeministrit.

Ajo ka theksuar se këtë çështje e kanë marrë me prioritet.

Postimi i plotë:

Sapo finalizuam propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ky propozim do t'i procedohet ZKM në mënyrë që të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë dhe t'i procedohet Kuvendit për votim.

Këtë çështje e kemi konsideruar me prioritet duke marrë parasysh interesimin e shumë kandidatëve për t'ju nënshtruar Provimit të Jurisprudencës.

Ministria e Drejtësisë do të kujdeset që Provimi i Jurisprudencës të jetë i organizuar mirë e transparent dhe secili të jetë në nivelin e detyrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat