Szunyog komenton pas emërimit të Drejtorit të AKI-së

Aktuale

Szunyog komenton pas emërimit të Drejtorit të AKI-së

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:40
Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pas emërimit të Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti

“I kënaqur tek shoh që një i diplomuar në programin e bursave të BE-së “Young Sell Scheme” është emëruar Drejtor i AKI-së”, ka thënë Szunyog.

“Të diplomuarit në “Young Sell Scheme” kanë potencial të madh. Jam i lumtur që ata kontribuojnë në kapacitetet institucionale të Kosovës”.

Ndryshe,  sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat