Deputeti i Albin Kurtit godet fort mafian e betonit

Aktuale

Deputeti i Albin Kurtit godet fort mafian e betonit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:58
Ferizaj

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendoje, ka kritikuar mafian e betonit në Ferizaj. 

Ai në profilin e tij shkruan rreth mafisë së betonit dhe burrave të mirë në Ferizaj.

Reagimi i tij:

"Prej që jam kthy me jetu ne Kosovë në vitin 2017 nuk jam ndal duke fol kundër mafisë së betonit. Kam fol kundër ndërtesave që s’plotësojnë asnjë kriter. Janë blloqe betoni që ia kanë zënë hijen qytetit, pa asnjë hapësire të gjelbërt, e në shumë raste nuk kanë as hapësirë për kanta berlloku", tha Basha. 

Deputeti i LV-së shtoi se ka fol se shumica e tyre janë ndërtuar kundërligjshëm, dhe nuk plotësojnë asnjë kriter për të zhvillu një jetë normale. Ku kanë qenë 5 shtëpi, sot janë ndërtu 5 ndërtesa, dhe pra nga 5 familje sa kanë qenë, sot e njejta hapësirë ka 250 familje.
 
Është aq keq sa që edhe ata që i lëshojnë tokat e tyre për ndërtim, në shumë raste i shesin apartamentet që i marrin si kompenzim për me ik me ble shtëpi diku ku kanë hapësirē. Kjo të tregon që edhe ata vet e dinë që nuk jetohet aty më. Disa ndërtesa janë aq t’lodhta dhe shiten aq lirë, sa që mos harroni se nesër do të shëndrrohen në geto dhe do t’ia humbin vlerën qytetit dhe lagjeve përreth. 

"Kam fol gjithashtu kundër baltës që kamionët e bartin nga punishtet në rrugë, dhe pastaj ne e hajmë atë baltë e pluhur gjatë gjithë vitit. Komplet qyteti është bërllok, baltë e pluhun gjatë krejt 365 ditëve. Pra ndërtojnë për vete, derisa shkatërrojnë për ne", tha Dimal Basha.

Sipas tij për krejt reagimet, ka marrë kërcënime për një kohë të gjatë dhe pastaj kur e kanë kuptu që s’mërzitem, kanë fillu me padi. Edhe sot ende lënda është aktive në Gjykatë ku jam paditur nga i njohur në rrethinë si babadimri Grainca. Dhe sa për kujtesën tuaj, gjatë gjithë kësaj kohe SHUMICA kanë qëndru t’heshtun, kurse një pjesë bile kanë vazhdu me ia ba argatin lehtësuesit të mafisë së betonit duke thënë që “Agimi është burrë i mirë.” 

"Nuk ka burrë të mirë që e ia lejon këtë degradim që i ka ndodh Ferizajit. Nëse mendoni me rritë fëmijë këtu, atëherë ky qytet nuk ofron asnjë kusht elementarë, dhe mirëqenia e fëmijëve tanë varet drejtpërdrejtë nga rrethi dhe hapësira që iu japim. Ata nuk kanë drejtë vote, as nuk dinë të protestojnë, as nuk dinë se si është më mirë, mirëpo si të rritur që jemi, ia kemi me borxh me dal kundër këtij ndërtimi t’gërditshëm që ia ka zënë frymën qytetit", tha Basha.

Deputeti shtoi se ky qytet sot është plot bërllok, plot pluhur, plot beton edhe kjo si pasojë e ‘burrave të mirë’ që fshihen në zyre pa dal asnjëherë me dhënë përgjegjësi, derisa jashtë buzëqeshen dhe vazhdojnë të japon leje pa asnjë kriter duke ia ba argatin mafisë së betonit dhe duke e degradu qytetin dhe jetën e secilit prej nesh. 

Sipas deputetit të LV-së a e keni parë ndërtesën tek tregu i gjelbërt që ia ka zanë diellin qytetit? Përveq që është e kundërligjshme, është edhe e gërditshme. Shkoni shihni pas rr Remzi Hoxha, pas rr. Rexhep Bislimi (te Rahovictë), që as rrugën s’un e gjen me hy në ndërtesë. Plot ndërtesa njëra mbi tjetrën, që se shohin rrezen e diellit kurrë. Kanë qenë 10 shtëpi, tash sigurisht janë 500 familje, dhe kjo formë ndërtimi i plotëson të gjitha kriteret të shëndrrohet në geto. 

"Pra, çka ka ndodh është se janë dhjetëfishu banorët dhe veturat, por në anën tjetër shkollat janë degradu, rrugët janë zvogëlu, dhe trotuaret janë shkatërru... dhe rrjedhimisht sot kemi një xhungël betoni. Edhe 50 vite s’un kena me kthjellë sepse s’ka hapësinë me ba zgjidhje të shpejtë, per shkak se ato apartamente janë shit dhe shumica e ndërtesave janë të banueshme, e të gjithë e dimë që nuk rrëzohen më. Kjo është trashëgimia degraduese që po na e lënë ‘burrat e mirë’", tha Basha.  

Sipas tij dhe për komplet degradimin, ky ‘burri i mirë’ vazhdon mu fsheh në zyre pa asnjë fjalë të vetme, kurse dje kishte dal me tregu që kanë bashkëpunu me autoritete për me arrestu rojet e pyjeve dhe fukara që vjedhin për bukën e gojës. 

Ai bënë disa pyetje:
Pse s’doli asnjëherë me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu për lejet e ndërtimeve ilegale?

Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për stadiumin e Ferizajit që ka mbet si gërmadhë?

Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për privatizimin e ekipit të qytetit, i cili privatizim është shty nga vet ky ‘burri i mirë’ dhe klika e tij?

Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për dëmin që i bëhet rrugëve nga mafia e betonit dhe komplet 110,000 qytetarë hajm pluhun prej tyre 365 ditë të vitit?

Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për lidhjen e kontratës për asfaltimin e Jezercit në vlerë prej ~5 milion Euro, derisa ka në buxhet vetëm 50 mijë, e në anën tjetër 2,000 nxënës në Gjon Serrreç nuk kanë as WC?

Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për ngecjen e punimeve të spitalit, dhe sot pas 21 viteve i kemi harxhu 13 milion Euro dhe sot ende jemi pa spital, sepse ka gjetje se ka probleme me tenderin e spitalit, nuk ka armaturë të mjaftueshme, dhe se komplet projekti është keq i projektuar? 

A e dini pse? Sepse komplet Komuna duhet me shku n’burg pastaj, e kështu më lehtë fshehet dhe iu buzëqesh nga larg, e nganjëherë del me hedh hi syve duke tregu qysh i kanë ndihmu prokurorisë me i arrestu disa roje e fukara me kerre t’kuajve që vjedhin për bukën e gojës. 

Ferizaji është qytet i biznesit dhe tregtarëve, por sot nuk është i tyre, sepse degradimi i qytetit çon ne degradim të biznesit. Nuk vje më kush me ba biznes në xhungël betoni, e aq më pak me jetu. Të gjithë jemi pro ndërtimit, por jo edhe degradimit, sepse e dimë çka është mirë dhe se a ka mundur të ndërtohet mirë e mbarë, por kjo s’ka ndodhur sepse s’i ka konvenuar as mafisë, por as ‘burrave të mirë,’ e që besoj edhe ju, por edhe ata e dinë më së miri pse. 

"Për fund, unë jam rrit në Ferizaj, dhe sot rrugët, ndërtesat, shkollat dhe spitalet janë më keq se para luftës. Dmth pas 21 viteve qyteti është më keq dhe vazhdon të degradohet, e kjo krejt si pasojë e ‘burrave të mirë’ që na kanë lënë me shkolla, rrugë dhe infrastrukturë të degraduar. Nuk më intereson cilës parti i takoni, vetëm e di se para 21 viteve ne kemo pas hapësirë më të madhe se që kanë fëmijët tanë sot, e që shumica rriten rrugëve sepse qyteti ka beton dhe asnjë park. Pasojat do t’i shohim, por do të jetë vonë, kurse kriminelat dhe degradimi s’kanë parti, edhe unë i kundërshtoj krejt ata që e betonojnë dhe e shkatërrojnë këtë qytet pa asnjë kriter, sepse lojaliteti im nuk lidhet me njerëz por vetëm me vendin".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat