Vitia tregon se çfarë masash kufizese do të ketë pas 18 prillit

Aktuale

Vitia tregon se çfarë masash kufizese do të ketë pas 18 prillit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:42
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për masat e marra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Thotë se masat aktuale janë në fuqi deri më 18 prill. Ndërkohë theksoi se po bisedohet për hapat që do të merren në të ardhmen.

“Ne kemi paralajmëruar nga fillimi se këto masa do të jenë në fuqi deri më 18 prill që i bie kësaj të diele. Në ndërkohë MSH ka formuar grupe punuese me të gjithë hisedarët, duke filluar nga bizneset, nga bashkësitë e religjionit dhe nga të gjithë akterët e tjerë në mënyrë që të gjithë të bëhemi akterë”, tha Vitia.

“Të gjitha rekomandimet nga kryetarët e komunave, por jo vetëm, edhe nga hisedarët e tjerë, përveç rekoamdimeve që i kam dhënë, jemi zotuar që bashkërisht, të bashkërendohemi për respektimin e këtyre masave dhe nuk kam asnjë dyshim që bashkërisht me të gjithë hisedarët dhe natyrisht me ndihmën e juaj, ne shumë shpejt do t’i ulim numrat dhe shumë shpejt pastaj edhe me sigurimin e vaksinave di t’i vije fundi edhe progresit të pandemisë”, theksoi Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat