Latifi: Kemi mungesë të madhe të barnave esenciale

Aktuale

Latifi: Kemi mungesë të madhe të barnave esenciale

Më: 17 prill 2021 Në ora: 01:06
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se kjo komunë ka mungesë të madhe të barnave esenciale.

Latifi ka thënë se komuna e Rahovecit pritet që së shpejti të lidh një kontratë për barna emergjente të cilat do të mundësojnë stabilizim të gjendjes në këtë aspekt.

“Kemi probleme me furnizim me barna esenciale, jemi keq me furnizime nga MSH-ja ndërkohë që komuna pritet së shpejti të lidh kontratën për barna emergjente të cilat do të mundësojnë stabilizim”, ka thënë Latifi.

Ai ka bërë të ditur se Rahoveci aktualisht ka 1.114 raste të prekjes dhe 68 vdekje si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë sipas tij, numri i rasteve aktive në komunën që ai udhëheq është 248.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat