Kryetari i PDK-së kritikon qeverinë Kurti

Aktuale

Kryetari i PDK-së kritikon qeverinë Kurti

Nga: A.SH Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:34
Enver Hoxhaj

Kryetari i pDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë në krye me Albin Kurtin duke thënë se, për këto tre javë është jashtëzakonisht dëshpërues si qeverisje, por edhe shumë i rrezikshëm si qasje.

Ai ku numëruar disa nga siç i quan ai dështime të Qeverisë Kurti.

Postimi në Facebook:

Pa e bërë as edhe një muaj të plotë në krye të Qeverisë, Albin Kurti nisi projektin e tij mjegullor, për ta shndërruar demokracinë e qytetarëve të Kosovës në një autokraci të pushtetarëve. Bilanci i këtyre tre javëve të pushtetit të Albin Kurtit është jashtëzakonisht dëshpërues si qeverisje, por edhe shumë i rrezikshëm si qasje.

Mbyllja e qytetarëve dhe ekonomisë, dështimi i sigurimit të vaksinave, zhvendosja nga problemet reale të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë, paraqitja e Kosovës si shtet i dështuar e kriminal në OKB dhe së fundmi, kërcënimi arbitrar e autoritar i mediave të pavarura dhe fjalës së lirë, shpërfaqën edhe një herë me radhë atë që ne kemi thënë gjithmonë se çfarë përfaqëson realisht Albin Kurti dhe mendësia e tij.

Këta hapa të paramenduar drejt autokracisë së Kurtit mbi demokracinë e qytetarëve tonë, janë të papranueshëm për PDK-në dhe për çdo qytetar që e do drejtësinë mbi pushtetin dhe demokracinë mbi arbitraritetin. Ne do t’i rezistojmë kësaj tendence në çdo hap.

Kurti do ta kuptojë se Kosova dhe demokracia jonë që duket e vogël për ambicien e pangopur të tij për pushtet, është e madhe, e dashur dhe e patjetërsueshme në zemrat e qytetarëve të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat