Pati kritika pse u ndërpre konferenca e Arben Vitisë, Matoshi i reagon Dugollit

Aktuale

Pati kritika pse u ndërpre konferenca e Arben Vitisë, Matoshi i reagon Dugollit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:24
Enver Dugolli

Gazetari Halil Matoshi i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit që dje ka kritikuar stafin e RTK-së që ka ndalur në gjysmë transmetimin e deklarimeve pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë.

Sipas tij, mbledhja e Qeverisë e adresimi i ministrit të Shëndetësisë, do të duhej të dëgjohej nga fillimi deri në fund dhe jo të ndërprehej në gjysmë.

“Nuk po gjykoj për rëndësinë e kronikave, por gjithsesi që do mund të presin pas mbarimit të konferencës”, ka shkruar ai dje në Facebook.

Kësaj deklarate i ka reaguar gazetari Halil Matoshi. Ai ka thënë se ish-zëvendësministri i Mbrojtjes është duke e redaktuar edicionin e lajmeve.

“Pas thirrjës që i bâni Prokurorisë së shtetit, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për me i ndjekë gazetarët, sot edhe ish Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, Enver Dugolli (tash deputet) “redakton” lajmet në servisin publik, RTK!? Ai u ka bâ vërejtje sot redaktorëve të RTK-së që t’i japin të parat dhe të plota paraqitjet e Kurtit dhe ministrave të tij!?”, ka shkruar ai.

“Deklarata e Dugollit ma kujtoi Gjeneralin Jaruzelski tue i dhânë lajmet e mbramjes në TV të Polonisë! Në shtetet diktatoriale kur bâhej puç ushtarak, ni zyrtar i Juntes, rëndom i jepte lajmet me uniformë! P. S. Pamje jo vetëm amatoreske po edhe të shëmtueta të pushtetit”, ka thënë i njëjti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat