Lumir Abdixhiku mbledh kryesinë e partisë

Aktuale

Lumir Abdixhiku mbledh kryesinë e partisë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:41
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë sot kryesinë e partisë.

Siç merret vesh, mbledhja e Kryesisë së LDK’së, e cila është e treta me radhë, do të fillojë në orën 16:30.

Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK’së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.

Po ashtu, Kryesia e LDK’së do të diskutojë rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Kryesia e LDK’së do të mblidhet në selinë e partisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat