SBASHK më kërkesë urgjente për Qeverinë

Aktuale

SBASHK më kërkesë urgjente për Qeverinë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:32
SBASHK-u

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës përmes një letre ka kërkuar nga qeveria e Kosovës zbatimin strikt të masës 7 e cila sipas vendimit të fundit të qeverisë thuhet se të gjitha gratë shtatëzëna duhet të lirohen nga puna dhe të punojnë sipas mundësive nga shtëpia.

Por SBASHK përmes një kërkesë dërguar Qeverisë thotë se kjo masë nuk po respektohet nga drejtoritë komunale të Arsimit në nivel vendi.

Letra e plotë :

SBASHK-ut duke pasur parasysh se Vendimi i Qeverisë është në fuqi që nga dita e djeshme, (19 prill 2021), ndërsa Drejtoritë Komunale të Arsimit si dhe punëdhënësit tjerë nuk janë duke e zbatuar pikën 7 të këtij vendimi, prandaj kërkon nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të këtyre masave të Qeverisë që të angazhohen dhe inspektojnë lidhur me zbatimin e kësaj mase në institucionet arsimore dhe të obligojnë institucionet që punëtoret shtatzëna të lirohen menjëherë nga procesi mësimor, që është duke u zhvilluar me prezencë fizike në institucionet arsimore, aq më tepër kur sistemi arsimor është vlerësuar si nga më të rrezikuarit nga prekja me Covid dhe të marrin masa adekuate e konformë Ligjit për ata që nuk i zbatojnë këto masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë. SBASHK lidhur me këtë kërkesë ka komunikuar edhe me Ministren Nagavci dhe apelon të shkollat dhe Drejtoritë Arsimore që të bashkëpunojnë ngushtë dhe ta ndihmojnë Ministren Nagavci për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në mënyrë që të nis së implementuari masa 7 në mënyrë që punëtorët shtatzëna në tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në Universitet të lirohen nga obligimi i paraqitjes në vendet e punës e duke gjetur zëvendësim adekuat për to që nga dita e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat