​Haxhiu: Jemi në finalizim të programit qeverisës, përfundon deri të premten

Aktuale

​Haxhiu: Jemi në finalizim të programit qeverisës, përfundon deri të premten

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:55
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se beson që deri të premten të finalizohet programi qeverisës dhe të dalë për votim para kabinetit qeveritar.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur sot tryezë diskutimi me temën “Sundimi i ligjit në Kosovë, cilat janë prioritetet e qeverisë së re?”, në të cilën ministrja Haxhiu ka folur për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ajo ka thënë se procesin e vetingut e konsideron sfidën më të madhe, për çka ka shtuar se të njëjtin synon ta realizojë me ndryshime kushtetuese por që është shprehur skeptike se ndryshime të tilla do të mund të kalonin në Kuvendin e Kosovës, për shkak se duhen edhe dy të tretat e komuniteteve jo shumicë.

Haxhiu: Besoj të premten përfundon finalizimi i programit qeverisës

“Ende jemi në finalizim të programit qeverisës besoj që do të përfundojë deri të premten e pastaj do të votohet në qeveri”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se prej kohës kur e kanë marrë drejtimi ne qeverisë e deri tani janë marrë me procesin e vetingut, për çka ka theksuar se stafi civil në Ministrinë e Drejtësisë ka hartuar një dokument dhe se deri të premten pritet të themelohet grupi punues por që janë në pritje që organizatat dhe institucionet t’i dërgojnë emrat.

Haxhiu: Më i fuqishëm do të ishte vetingu me ndryshime kushtetuese

“Do të doja ta shihja edhe kontributin tuaj në këtë drejtim, ka të bëjë me atë se vetingu në sistemi ne drejtësisë a duhet të behët me ndryshime kushtetuese apo vetëm me ndryshime ligjore, pra ta kemi vetëm ligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nëse e them mendimin tim personal por edhe të qeverisë, padyshim që më i fuqishëm do të ishte me ndryshime kushtetuese, por rezervat në këtë drejtim i kemi vetëm të vështirësia që mund ta kenë kalimi i amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se përmes vetingut synojnë të kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Haxhiu: Nuk ka dilemë a duhet të ketë veting apo jo në Kosovë

“Nuk ka më dilemë a duhet të ketë veting në Kosovë apo jo, kjo është e tejkaluar, tashmë është kërkesë imediate dhe shoqërore që të kemi veting në sistemin e drejtësisë, por jo vetëm, edhe në polici dhe nivele të larta hierarkike, ATK, dogana, por kjo nuk bien ë fushëveprim të Ministrisë së Drejtësisë, unë jam në komunikim me MPB në mënyrë qe të shohim mundësinë që të shkojmë bashkërisht në ndryshimet e duhura sa i përket procesit të Vetingut. Pra sfidën më të madhe të Ministrisë së Drejtësisë e shoh këtë”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka thënë se nuk ka plan kur do të përfundojë procesi i vetingut duke shtuar që synojnë të fillojnë me një koncept dokument i cili sipas saj do të mund të përmbyllej brenda dy muajsh për t’i hapë rrugë pastaj ndryshimeve ligjore.

Haxhiu ka folur edhe për projektligjin për konfiskimi ne pasurisë së pajustifikueshme duke ju përgjigjur kritikave që ky koncept dokument do të duhej të procedohej në kohën kur bëhet vetingu.

Sipas saj, procesi i vetingun mund të zgjasë.

Haxhiu: Nuk do të kërkohet justifikimi i pasurisë për të gjithë qytetarët

“Ka pasur një tendencë për t’i frikësuar qytetarët, që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë do të kërkohet justifikimi i pasurisë së tyre, kjo nuk qëndron, është mirë që secili që bën deklarime të tilla, së pari të shoh koncept dokumenti, çka adreson koncept dokumenti, dhe pastaj të flas lidhur me këtë, ka pasur edhe zëra që ky koncept dokument bjen ndesh me Kushtetutën, nuk e di ata të cilët bëjnë deklarata të tilla a e kanë lexuar koncept dokumentin, por edhe ka pasur deklarata që bie ndesh me direktiva të Bashkimit Evropian dhe unë me përgjegjësi të plotë them që as këtu nuk ja kanë qëlluar për faktin se tashmë kemi rezoluta kemi direktiva të Bashkimit Evropian por kemi edhe vendim të Gjykatës Ndërkombëtare ku thekson se shtetet anëtare, gjegjësisht mund të ndjekin ose mund të fuqizojnë legjislacionet e tyre për konfiskimin civil pa vendim apo aktgjykim dënues, pra mund të rregullohet baza ligjore që konfiskimi i pasurisë të bëhet në aspekt civil”, ka thënë ajo.

Ministrja e Haxhiut duke folur për prioritetet e kësaj ministrie ka përmendur hetimin krimeve të luftës duke theksuar rëndësinë e gjykimit në mungesë.

Gjithashtu ka përmendur përmbylljen e procesit të zgjatur të rishikimit funksional të sundimit të ligjit duke thënë se janë në prag të hartimit të strategjisë e cila do të votohet pastaj në Qeverinë e Kosovës, proces ky i nisur tre vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat