Emini: Dialogu të jetë transparent, të mos injorohet BE-ja

Aktuale

Emini: Dialogu të jetë transparent, të mos injorohet BE-ja

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:29
Donika Emini

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden.

Në këtë letër janë përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve duke i’u përgjigjur edhe kërkesës së Osmanit që SHBA-ja të ndihmojë në sigurimin e vaksinave, kërkesë të cilën e kishte bërë më 19 mars.

Theks të veçantë në këtë letër i është dhënë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Për këtë Donika Emini thotë se çdo zvarritje e procesit të dialogut i konvenon Vuçiqit.

“ Ai e përdor Kosovën vazhdimisht për të fuqizuar pozicionin e tij. Kthimi në dialog do të ishte një hap pragmatik, mirëpo një dialog i cili do të jetë i bazuar në parime, të jetë transparent dhe gjithçka për të cilën në opozitë Osmani dhe Kurti kanë lobuar” tha Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat