​Michael T. McKee caktohet këshilltar i lartë për IPK-në

Aktuale

​Michael T. McKee caktohet këshilltar i lartë për IPK-në

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:32
Pamje nga takimi

Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës amerikane në Kosovë Kimberly Riffe së bashku me Shqipe Durguti, koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në, u takuan sot me kryeshefin ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Kushtrim Hodaj.

Në këtë takim pune i cili u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali mori pjesë edhe Michael T. McKee, njofton Inspektorati Policor i Kosovës.

McKee, i cili ka mbi 40 vjet përvojë punë në agjenci të zbatimit të ligjit në SHBA nga të cilat më shumë se 20 vjet në fushën e hetimeve të brendshme dhe inspektimeve, është caktuar si këshilltar i lartë për IPK-në dhe do ta ketë edhe një zyrë të tij në objektin e IPK-së, ku së bashku me Durgutin do të ofrojnë përkrahje ditore për menaxhmentin dhe zyrtarët e IPK-së.

Caktimi i McKee dhe Durgutit konsiderohet vazhdimësi e përkrahjes të Ambasadës amerikane në Kosovë dhe ICITAP-it duke ofruar ekspertizë për Inspektoratin Policor të Kosovës.

McKee së bashku me zyrtarët e tjerë të ICITA-it u takua edhe me zyrtarë të tjerë të IPK-së ku u njoftua me rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit dhe donacionet në pajisje të specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat