Murati: Qeveria Kurti nuk parashikon bashkimin e Doganës dhe ATK-së

Aktuale

Murati: Qeveria Kurti nuk parashikon bashkimin e Doganës dhe ATK-së

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:05
Hekuran Murati

ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, njëherësh dy institucionet më kontributdhënëse në buxhetin e shtetit është përfolur se nga qeveria e porsaformuar po synohet të bashkohen në një institucion të vetëm.

Ndërkohë për këtë çështje është pyetur ministrin e Financave Hekuran Murati, se a qëndrojnë pretendimet për një bashkim të tillë. Ai e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

“Qeveria Kurti nuk parashikon bashkimin e Doganës dhe ATK-së në një agjenci”, ka thënë Murati në konferencën për media menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë pos tjerash është zgjedhur bordi  Telekomit të Kosovës dhe janë ndarë 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat