Daut Haradinaj thotë se u befasua nga Albena Reshitaj

Aktuale

Daut Haradinaj thotë se u befasua nga Albena Reshitaj

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:13
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK ka folur rreth pjesëmarrjes së deputetes Albena Reshitajt në seancën për presidenten, për çka thotë se nuk ishte në dijeni.

Madje Haradinaj thekson se kishte hequr shumë për ta bërë Reshitajn kryetare të Komisionit për Shëndetësi.

‘’E kam vërejt në tv. Më ka nxënë në befasi se nuk e kam ditë. E ka bë qëndrimin në grup parlamentar se unë do të marr pjesë dhe do të votoj, por unë ‘se kam ditë. Personalisht nuk kam qenë i informuar. Kam hequr shumë edhe që ta emërojmë kryetare për komision të shëndetësisë. Me i dhënë përgjegjësi më shumë, kisha nevojë me pasë një njeri që do ta japë kontributin e vet’’, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se ky veprim ishte kundër vullnetit të votuesve që ia kanë dhënë asaj votën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat