Shqiptarë apo serbë: Kush janë viktimat që dëshmuan kundër komandant ‘Ujkut’

Aktuale

Shqiptarë apo serbë: Kush janë viktimat që dëshmuan kundër komandant ‘Ujkut’

Më: 23 prill 2021 Në ora: 07:40
Pjetër Shala

(E plotësuar 13:33) - Gjatë konferencës së parë mbi ecurinë e çështjes, në rastin ku ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, po akuzohet për krime lufte, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka thënë se detyrën lidhur me nxjerrjen e materialeve planifikojnë ta përmbyllin deri më 31 korrik të këtij viti.

Fillimisht, përfaqësuesja e ZPS-së ka bërë të ditur se kanë filluar nxjerrjen e materialeve, por se ende nuk ka përfunduar procesi në tërësi.

“Në fakt, duam që ta çojmë përpara sa më shpejtë të jetë e mundur procesin e nxjerrjes. E kemi filluar nxjerrjen e materialeve, ku prej tyre janë nxjerr 40 dokumente me 75 faqe, 5 deklarata të të akuzuarit dhe 17 dokumente të tjera, që janë raporte, deklarata politike, autorizime e deklarata tjera. Numri i përgjithshëm i deklaratave të të akuzuarit të përfshira në materialit mbështetës të aktakuzës janë 21 dokumente, ku secila deklaratë mund të ketë dokumente të tjera, prandaj numri duket kaq i madh. Përkthimi ka përfunduar për disa prej dokumenteve, disa përkthime nuk janë bërë ende, presim të bëhen. Lidhur me materialet që lidhen me dëshmitar, nxjerrja do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Parashikojmë të jemi gati t’i nxjerrim shumë shpejt, por duhet të presim derisa të trajtohen çështjet e masave mbrojtëse.”, ka deklaruar përfaqësuesja e ZPS-së.

Lidhur me këtë, nga ekipi i mbrojtjes u tha se e kanë marrë paketën e parë të materialeve që u është dhënë mbrëmë vonë, po se nuk kanë pasur rastin ta shohin si duhet.

Tutje, përfaqësuesja e ZPS-së deklaroi se detyrën e tyre lidhur me nxjerrjen e materialeve planifikojnë ta përmbyllin deri më 31 korrik të këtij viti.

“Sikurse kemi parashtruar me shkrim, ZPS planifikon ta përmbyll detyrën e saj në bazë të rregullës 102 (1) lidhur me nxjerrjen e materialeve deri me 31 korrik 2021, 30 ditë para se të fillojë çështja e prokurorisë në varësi të përkthimeve që jemi duke pritur. Numri i dëshmitarëve nuk duhet të jetë më shumë se 8 dhe presim që dokumentet shtesë nuk besoj të jenë më shumë se 54, duke përfshirë dhe materialet mbështetëse të aktakuzës lidhur me përkthimet, por vazhdojmë shqyrtimin e dokumenteve. Presim që materialet që futen në deklaratat e dëshmitarit të përkthehen deri  në afatin që është caktuar. Lidhur me pikën e fundit, nëse parashikojmë redaktime dhe masa mbrojtëse, ne besojmë që disa prej materialeve që lidhen me dëshmitarët dhe dokumente tjera mund të futen në llogarinë që kërkojnë masa mbrojtëse apo redaktime, apo mund të futen në kategorinë që kërkojnë masa të posaçme.”, ka deklaruar tutje ajo.

Lidhur me këtë rast, më 19 prill është mbajtur paraqitja e parë e Shalës në Hagë, gjatë së cilës i njëjti mohoi fajësinë për akuzat që i vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është bërë e ditur nga DHSK.

***

Ka nisur seanca e parë në Gjykatën Speciale kundër Pjetër Shalës, në luftë i njohur me nofkën si komandant “Ujku”.

Ashtu siç raportuan mediat, Prokurorja e Specializuar tha se në këtë çështje janë katër dëshmitarë, deklaratat e të cilëve janë mbështetëse në aktakuzë, teksa parashikohet që të thirren edhe tetë të tjerë.

“Ne parashikojmë që na kanë mbetur shumë pak hapa hetimor në këtë proces. Ne do të prezentojmë dhe kemi paraqitur katër dëshmitarë, dhe parashikojmë që do të prezentojmë edhe tetë dëshmitarë të tjerë shtesë. Kjo gjithashtu është pjesë e informacioneve që ua kemi dorëzuar dje”, tha ai.

“Ne kemi paraqitur një zbërthim të materialeve mbështetëse ku janë deklarata të dëshmitarëve, reporte, urdhëra dhe materiale tjera. Presim që materiale tjera që do prezentohen do të jenë në ngjashmëri me këto”, tha tutje Prokurorja.

Ndërkaq në lidhje me këto çështje foli edhe avokati i Shalës.

“Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe veçantë. Në një situatë të tillë  i jemi përgjigjur thirrjes për të marrë pjesë në këtë proces por është një sasi e madhe materialesh. Ne ende nuk jemi operacional si ekip i mbrojtjes. Mbrojtja konfirmon se synon që kryej hetimet e veta, por s’mund t’u jap një informacion për kohëzgjatjen e aktiviteteve hetimore. Ne kemi ndërmend që të bëjmë kategorizimin specifik për këtë çështje”, tha ai.

Ai tutje tha se redaktimet duhet të hiqen tek emrat e viktimave që pretendohet se janë të të akuzuarit Pjetër Shala.

“Dëshirojmë që të propozojmë disa nënkategori shtesë. Kërkojmë që në mbështetje të aktakuzës të na vijnë sa më shumë  dhe shpejt materialet. Deri tash ka qenë një procedurë e njëanshme, mirëpo tani dëshirojmë që të kemi procedurë ballafaquese me pjesëmarrjen e të dyja palëve. Dëshirojmë që të marrim parashtrimet dhe transkriptit të seancës dhe procedurave të shkuara për të pasur një informacion të plotë mbi procedurën. Ne jemi në dijeni se emrat e viktimave  duhet t’i dijë zoti Shala, prandaj dëshirojmë një procedurë të ballafaqimit”, tha avokati.

***

Ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Shala, i njohur në luftë si “Komandant Ujku” është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale të hënën.

Pasi u pyet nga gjykatësi Nicolas Guillou nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen, Shala tha: “Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”.

Ai është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat.

“Unë nuk e ndiej veten se kam bërë ndonjë krim, përceçse kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim dhe ndihem i pafajshëm”, tha Shala.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj Shalës është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

‘Komandant Ujku’ sot del para Gjykatës Speciale

Seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të mbahet sot. Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Shala, i njohur në luftë si “Komandant Ujku” është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale të hënën. Pasi u pyet nga gjykatësi Nicolas Guillou nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen, Shala tha: “Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”.

Ai është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat.

“Unë nuk e ndiej veten se kam bërë ndonjë krim, përceçse kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim dhe ndihem i pafajshëm”, tha Shala.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj Shalës është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat